“Korrupsioni po mbyt ekonominë”, ish-deputetja Kërpaçi: Duhet drejtësi që t’i japi fund kësaj kulture

Dec 9, 2019 | 19:29
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi në një postim në facebook shkruan se korrupsioni i promovuar nga qeveria aktuale po mbyt ekonominë në vend.

Floida Kerpaci

Kërpaçi shkruan se vendi ynë ka nevojë për drejtësi të pavarur që ti japi fund kulturës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së pushtetit.

Postimi i plotë:

Korrupsioni mbyt ekonominë, vret mirëqenien e familjeve, dëmton demokracinë dhe padrejtësisht i mohon të rinjve shanset për të ecur përpara në jetë. Qeveria aktuale me shembullin e saj është kthyer në promotoren më të madhe të korrupsionit, duke penguar zhvillimin e vendit dhe duke bërë që shumë të rinj të emigrojnë. Kemi nevojë për drejtësi të pavarur që ti japi fund kulturës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së pushtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura