“Korrupsioni po i vjedh të ardhmen vendit”, Basha: Nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit

Feb 10, 2020 | 13:31
SHPËRNDAJE

basha-kreu pd

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka reaguar në “Twitter” pas deklaratave të kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë, duke shkruar se korrupsioni është ai që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja.

Basha i vlerësoi realiste konstatimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri teksa ka vënë në dukje pasojat e rënda të korrupsionit për të ardhmen e vendit.

Kreu i PD-së, nënvizon se potenciali i vendit për të thithur investime po shkatërrohet nga “një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionit”.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë.

I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”, shkruan Basha në Twitter.

basha me twiiter

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura