Korrupsioni në shëndetësi, qytetarët flasin për Panorama TV pas arrestimit të dy mjekëve dhe dënojnë aktin: Janë të keq paguar, por…

Feb 3, 2023 | 16:31
SHPËRNDAJE

Korrupsioni në radhët e bluzave të bardha në këmbim të shërbimit mjekësor për pacientët vijon të mbetet shqetësim në vendin tonë.

Arrestimi i dy mjekëve në QSUT, tregoi se ky fenomen ende nuk është zhdukur plotësisht.

Gjatë një vëzhgimi të Panorama TV, jashtë ambienteve spitalore në QSUT, qytetarët që presin të marrin shërbim e dënojnë korrupsionin në spital.

Ndërsa shtojnë se kjo vjen për shkak të pagave të ulëta që mjekët marrin.

“Janë të keq paguar, kjo është arsyeja përse marrin lekë”, shprehet një prej tyre.

“E dimë si është gjendja në Shqipëri, si janë rrogat”, shtoi një tjetër.

Prangosja e dy mjekëve në QSUT, nuk është rasti i parë. Më herët në Spitalin e Traumës u arrestua në flagrancë mjeku reanimator, Fitim Marku, duke marrë shumën prej 20 mijë lekëve të reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura