Korrupsioni në FIFA, bankat zvicerane raportojnë për llogari dhe aktivitete të dyshimta

Jun 17, 2015 | 10:57
SHPËRNDAJE

Bankat zvicerane njoftojnë për aktivitete të dyshimta nëpër llogaritë e FIFA-s. Lajmin e transmeton BBC, sipas të cilës, kanë nisur investigimet për llogaritë dhe transfertat.

Michael Lauber ka thënë se zyra e tij ishte duke analizuar një “sasi të madhe” e të dhënave të konfiskuara në kuadër të hetimin të korrupsionit që ka pushtuar FIFA-n. 

Michael Lauber

Sipas tij, nuk përjashtohet as marrja në pyetje e presidentit të dorëhequr Sepp Blatter, si pjesë e hetimit të tij.

Hetimi mund të çojë në rihapjen e procesit të tenderimit për Kupat e Botës 2018 dhe 2022. FIFA po përballet me pretendimet e korrupsionit të përhapur, pasi policia zvicerane bastisi një hotel në Zyrih dhe arrestoi shtatë nga drejtuesit e lartë të saj muajin e kaluar.

Akzuat për korrupsion pasojnë një hetim të madh të nisur nga FBI. Lauber tha në një konference shtypi se hetimi i tij ishte edhe në kërkim për 53 marrëdhëniet bankare të raportuara nga njësia e inteligjencës financiare zvicerane.

“Ne po përballemi me një hetim kompleks me shumë implikime ndërkombëtare”- tha ai. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura