Korrupsioni/ Mesazhet e forta nga ambasada amerikane dhe gjermane në Tiranë: Kjo luftë kërkon më shumë se fjalë, aktorët e përfshirë…

Dec 9, 2021 | 10:49
SHPËRNDAJE

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania bëjnë thirrje që Shqipëria ta luftojë pa kompromis këtë fenomen që “minon sundimin e ligjit”.

Mesazhi përcillet nga selitë diplomatike të këtre shteteve në vendin tonë.

Ambasada amerikanë në Tiranë në reagimin e saj zotohet se do t’i qëndrojnë angazhimit “për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar”.

ambasada amerikane

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.

Ndërsa ambasada gjermane në Tiranë thotë se korrupsioni “është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona”.

Reagimi nga Ambasada amerikane në Tiranë

?? | Korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare.

Korrupsioni kërcënon të drejtat politike dhe liritë civile në nivel global dhe çon në gërryerjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, prandaj Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre.

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin.

Reagimi nga ambasada Gjermane në Tiranë

ambasada gjermane

?? I Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit
Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”.

Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura