“Korrupsioni endemik”- DASH publikon raportin: Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes

Aug 5, 2022 | 17:30
SHPËRNDAJE

Shqipëria shihet si një vend i vështirë për të bërë biznes nga investitorët e huaj. Kështu thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve 2022.

dashtrafikuiqenievenjerezore

Investitorët e huaj përmendin korrupsionin endemik, përfshirë në gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri. Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme

Sipas raportit, përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

“Pavarësisht një kuadri ligjor të shëndoshë, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin endemik, përfshirë në gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri.

Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.

Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave joformale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar.

Në 2019 dhe 2020, tentativa për investim të një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin. Çështja tani është në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet nder te tjera ne raport.

Me tej ne raport thuhet se “Për të trajtuar korrupsionin endemik, Qeveria e Shqipërisë miratoi amendamente gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në vitin 2016.

Zbatimi i reformës në drejtësi është duke u zhvilluar, e mbështetur shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorët për pasuri të pashpjegueshme. Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar verifikimit janë shkarkuar për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar. BE pret që Shqipëria të tregojë progres në ndjekjen penale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, verifikimi i të cilëve zbuloi sjellje të mundshme kriminale.

Zbatimi i reformës në drejtësi është në vazhdim dhe përfundimi i saj pritet të përmirësojë klimën e investimeve në vend. Kuvendi i Shqipërisë votoi me shumicë dërrmuese dhe pa kundërshtim për zgjatjen e mandatit të vetingut në shkurt 2022″.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura