Korrupsioni/ A i trembet PS sanksioneve nga SHBA? Paralajmërimi i Ballës: Do heqim çdo lloj mbështetje për këdo që vihet nën akuzë

Dec 9, 2021 | 12:01
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar se forca politike që ai përfaqëson do të heqë dorë nga çdo lloj mbështetje për këdo përfaqësues të PS që vihet nën akuzë për korrupsion.

I pyetur nëse PS i trembet sanksioneve të paralajmëruara nga Administrata Biden për aktorët e përfshirë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor, Balla tha se “PS e përshëndet por është e vetmja forcë politike në këtë vend që ka vendosur një standart të pamohueshëm në politikë ku cdo përfaqësues i saj është vendosur nën akuzë për korrupsion apo vepra penale të tjera, PS ka hequr cdo lloj mbështetje e do vazhdojë të heqë cdo lloj mbështetje për këdo”.

Pyetje: Meqë sot është dhe dita nderkombetare kunder korrupsionit, SHBA ka paralajmëruar sanksione ndaj të gjithë Ballkanit Perendimor per persona që janë përfshirë në korrupsion, a i frikësohet mazhoranca një vendimi të tillë ndoshta dhe persona të lidhur me mazhorancën?

Përgjigja e Taulant Balla: Unë e kam përshëndetur sot në Kuvend vendimet e departamentit të thesarit të SHBA për të vendosur nën sanksione financiare elementë që destabilizojnë paqen e stabilitetin në Ballkan por dhe janë burim i korrupsionit se aryeja e vendosjes së bandës kriminale të Zvonko Veselinoviç, lidhet edhe me financime të partive të caktuara politike në fushata elektorale dhe natyrshëm e me trafiqet në dy anët e kufirit mes shtetit të Kosovës e Serbisë kryesisht në veri të Kosovës.

Në këtë këndvështrim ajo që buron nga strategjia kundër korrupsionit e publikuar nga presidenti Biden është një vijim i vendimeve të mëparshme të marra nga administrata Biden- Harris qoftë për të goditur përfaqësues të politikës të lidhur me korrupsionin por dhe elementë që destabilizojnë paqen në botë.

PS e përshëndet por është e vetmja forcë politike në këtë vend që ka vendosur një standart të pamohueshëm në politikë ku cdo përfaqësues i saj është vendosur nën akuzë për korrupsion apo vepra penale të tjera, PS ka hequr cdo lloj mbështetje e do vazhdojë të heqë cdo lloj mbështetje për këdo.

Kujtojmë që Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) ka targetuar së fundmi 16 individë dhe 24 entitete në disa vende të Europës dhe Hemisferës Perëndimore. Në njoftim thuhet se Zvonko Veselinoviç, si lideri i Grupit të Organizuar Kriminal (OCG) është një nga figurat më të korruptuara dhe më famëkeqe të Kosovës.

Shtyrja e afateve te organeve te vetingut

“Kjo nuk varet në dëshirën time dhe as të shumicës. Kjo është një çështje procedurë parlamentare e duke qenë se është çështje teknike Kuvendi e ka kohën për ta diskutuar edhe marrë në shqyrtim. Deri në muajin maj, që i përfundon afati sipas parashikimit kushtetues, kuvendi i Shqipërisë ka një agjendë të vetën, por të mos harrojmë që në këtë agjendë është ndërthurur opinioni i Komisionit të Venecias. Kështu që në këtë mënyrë Kuvendi është i detyruar të presë opinionin zyrtar të Komisionit të Venecias. Procedura parlamentare paracakton edhe disa afate të tjera. Askush nuk mund të na vendosi në një presion afatesh grupin më të madh parlamentar të opozitës që është PD. Natyrshëm kjo çështje do të marrë kohën e vet”, tha Balla.

Komisioni per Reformen Zgjedhore

“Nuk ka të bëjë kjo me çështje të brendshme brenda PD, ka grupin e saj parlamentar, që funksionon në aspektin institucional. PD ka një axhendë që e ndjek në punën e vetë, mos të harrojmë që një çështje që ka të bëjë me objektin e punës për komisionin e reformës zgjedhore, është një çështje që kërkon një punë të madhe nga ato që janë ngarkuar me këtë punë. Duhet të përfshijë të gjitha raportet e OSBE/ODIHR. Në mënyrë të përsëritur kemi disa raporte që nga 2015 e deri tani. Kanë dalë disa rekomandime. Pothuajse kemi mbyllur thuajse 90% për përcaktimin e objektit të punës së komisionit. Dëshira ime dhe e kolegëve nga opozita është që ky komision të fillojë punën e vetë në janar” – tha Balla.

© Panorama.al

Te lidhura