“Korrigjimi i kufijve ofron pajtim”, Agron Tufa reagon ndaj Baton Haxhiut: Tradhtarët s’kanë atdhe

Aug 19, 2018 | 11:28
SHPËRNDAJE

Analisti i njohur kosovar, Baton Haxhiu, vlerëson qasjen e re të administratës së Presidentit amerikan Trump për zgjidhjen e dialoguar Kosovë- Serbi. Në një intervistë dhënë për gazetën “Mapo”, Haxhiu shprehet se: “Ballkani Perëndimor është në një finale procesesh që do të manifestohet si etablim i një gjendjeje të re, krejt kjo fazë involvim, edhe një gamë të gjerë çështjesh që do të hapen dhe prodhojnë tensione ndërkohë. Kjo duket se do të prodhojë efektet më intensive në fazën finale të bisedimeve Kosovë-Serbi”.

Baton-Haxhiu-780x439_2

Baton Haxhiu shprehet se korrigjimi i kufijve nuk do të ketë efekte domino në rajon.

“Një proces i tillë nuk mund të konceptohet thjesht në terma të garancive objektive, që korrigjimi territorial Kosovë-Serbi nuk do të prodhojë efekte askund tjetër në rajon. Sidoqoftë, nëse një proces i tillë bazohet në parimin e konsensusit midis palëve për ndryshim territorial, gjithçka rezulton të jetë jo vetëm në përputhje me parametrat e Helsinkit, por njëherazi edhe afirmim që kjo praktikë është e vlefshme vetëm në rast të dakordimit paraprak ndërshtetëror”, shprehet Haxhiu.

Por pas ketyre deklaratave ka reaguar shkrimtari Agron Tufa, i cili ne nje shenim ne profilin e tij ne rrjetet sociale shprehet:

agron tufa

“Nëse Baton Haxhiiu perserit “Veriu i Kosovēs i duhet dhēnē Serbisē”, edhe unë po pērsëris: “Lëreni Batonin t’ia japë Serbisë veriun dhe jugun e erzit të shtëpisë” (Kosova nuk ka qenë ndonjëherë “shtëpia” e tij: tradhëtarët e mercenarët nuk kanë atdhe!)”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura