Koronavirusi vazhdon të vrasë, mbi 1700 viktima dhe mbi 70 mijë të infektuar

Feb 17, 2020 | 8:35
SHPËRNDAJE

Koronavirusi vazhdon te marre jete njerezish. Numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë arriti në 1,770, njoftoi sot Komisioni​ i Shëndetit Kombëtar. Vetem te dielen jane raportuar 100 vdekje nga virusi i rrezikshem. FAF48F9B-73A9-4F64-8154-D7C31A046803_w1023_r1_s

Nderkohe qe ne mbare boten sic raporton BBC, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus aktualisht qëndron në 70,548.

Mbi 2,000 rastet e reja në 24 orët e fundit pasuan tri ditë të rënies së numrit të tyre.

Shumica e rasteve të reja u raportuan në qytetin Vuhan, i cili është edhe qendra e shpërthimit të koronavirusit. Jashtë Kinës, ka pasur më shumë se 500 raste në gati 30 vende.

Nderkohe katër persona kane vdekur jashtë Kinës: në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura