Koronavirusi/ Si dhe pse shkencëtarët shpresojnë ta gjurmojnë

Mar 23, 2020 | 16:21
SHPËRNDAJE

Koronavirusi është shpërndarë në qindra shtete në botë, ndërsa numri i të personave të infektuar shtohet nga dita në ditë, ndërkohë e vetmja shpresë duket gjetja e një kure apo vaksine.

Për të realizuar këtë, sipas “BBC”, shkencëtarët duhet të ndjekin përhapjen e koronavirusit duke përdorur të dhëna në kodin e tij gjenetik – planin për ndërtimin e një virusi.

087c1a1d-d978-4064-a073-06e4dec8fcb4

Analizimi i mostrave të mbledhura nga pacientët gjithashtu do të zbulojë nëse virusi po mëson mutacion apo jo.

Sekuencimi i kodit gjenetik të koronavirusit nga pacientë të ndryshëm lejon studiuesit të krijojnë një pamje se si përhapet virusi.

Për shembull, një grup pacientësh me koronaviruse gati identike që infektojnë, mund të jenë të gjithë pjesë e të njëjtit grupim.

Të njëjtat teknika, të përdorura në një spital në Kembrixh, ishin në gjendje të identifikonin burimin e shpërthimit të supervirusit MRSA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura