Koronavirusi/ Shtatë viktima dhe 115 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Jul 5, 2020 | 16:34
SHPËRNDAJE

115 të infektuar, 7 të vdekur dhe 40 të shëruar është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruarnë Shkup, përkatësisht 53 raste të reja, Strugë 13 raste, Tetovë 8 dhe nga gjashtë raste në Dibër dhe Shtip.

koronavirus-maqedoni-696x435

5 viktima janë regjistruar në Shkup dhe nga një në Tetovë dhe Krushevë.

Nga 40 të shëruar, 26 prej tyre janë nga Shkupi. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.032 teste, ndërsa probabiliteti i të infektuarve në raport me numrin e testeve arrin në 11 për qind.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura