Koronavirusi/ Shifrat e infeksionit arrijnë nivele alarmante në Maqedoninë e Veriut, 11 persona humbën betejën me COVID-19 në 24 orë

Jun 20, 2020 | 16:56
SHPËRNDAJE

Shifrat e infeksionit COVID-19, në Maqedoninë e Veriut mbeten alarmante, po ashtu edhe numri i personave që kanë ndërruar jetë.

maqedoni

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1364 teste dhe 185 pre tyre kanë rezultuar pozitivë.

Shpërndarja nëpër qytete: Shkup-96, Kumanovë-2, Dibër-18, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-14, Strugë-20, Veles-2, Manastir-2, Ohër-7, Kavadar-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Probishtip-1, Sveti Nikollë-2, Kërçov-3 dhe Resnjë-8.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 41 pacientë të shëruar dhe atë nga Shkupi-29, Kumanova-1, Shtip-4, Tetovë-2, Veles-4 dhe Gostivar-1.

Ndërkohë në 24 orë kanë ndërruar jetë edhe 11 pacientë, 8 nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Shtipi dhe një nga Tetova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura