Koronavirusi/ Shënohen edhe katër viktima të tjera në Maqedoninë e Veriut

Apr 30, 2020 | 15:30
SHPËRNDAJE

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe katër viktima të reja nga koronavirusi.

4805CF22-9135-4A2F-9874-5DA4B2AE188B_cx0_cy5_cw0_w1023_r1_s

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dy viktima janë nga Kumanova dhe nga një në Shkup dhe në Gostivar.

Numri i të vdekurve ka arritur në 77.

Të dhënat e Ministrisë flasin edhe për shifër rekord të të shëruarve që nga paraqitja e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 111 persona të shëruar nga Covid-19. Nga 386 testet e kryera, 23 persona kanë rezultuar të infektuar.

Sipas të dhënave të reja, numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve.

Nga 1,464 të infektuar, 738 janë shëruar ndërsa 650 janë ende pozitiv./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura