Koronavirusi/ Rritet numri i viktimave në Greqi, infektohen 821 persona

| 22:39
SHPËRNDAJE
 

Ka shkuar në 22 numri i viktimave në Greqi për shkak të virusit vdekjeprurës COVID-19.

i vdekur

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras janë regjistruar 78 raste të reja, të konfirmuara në vendin tonë, duke e çuar totalin në 821, ndërsa 134 janë shtruar në spital, përfshirë 53 intubim.

Viktima e 21 ishte nje person qe ndërroi jetë në spitalin e Xanthit ditën e sotme, ndërsa ishte diagnostifikuar me koronavirus që prej së mërkurës.

“Spitali i Përgjithshëm Xanthi shpreh keqardhje që një person rezultoi pozitiv me Covid-19 në zonën e Komunës së Mykis. Ai sot ndërroi jetë. Administrata dhe stafi ynë i spitalit shprehin ngushëllimet tona për të afërmit e tij”, tha në deklaratë Spitali i Përgjithshëm Xanthi.

Në Xanthi janë regjistruar gjithsej 8 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë 4 në qytet, 3 në zonën malore dhe 1 në Diomedia.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.