Koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve dhe viktimave në Maqedoninë e Veriut

Jun 30, 2020 | 18:35
SHPËRNDAJE

Gjatë 24 orëve të fundit 126 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 6334.

koronavirus-maqedoni-696x435

Nga shifrat e publikuara, 66 persona të prekur janë nga Shkupi, 19 nga Tetova, 15 nga Shtipi, ndërsa qytetet e tjera regjistrojnë numër një shifrorë me të infektuar.

Po ashtu gjatë orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe katër, përkatësisht një në Shkup, një në Tetovë, një në Prilep dhe një në Gostivar.

Kështu numri i përgjithshëm i viktimave në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 302, prej të cilëve 171 kanë humbur jetën gjatë muajit qershor.

Në spitalet e vendit fqinj po kurohen 403 persona. Vetëm gjatë muajit qershor me COVID-19 në vend janë infektuar rreth 4 mijë persona, ndërkohë që 3557 raste janë aktive.

Në 24 orë janë bërë 1140 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 60 773 teste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura