Koronavirusi/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në Itali. Regjistrohen 138 raste të reja

Jul 7, 2020 | 17:39
SHPËRNDAJE

Vijon të bjerë kurba e epidemisë në Itali, ndërsa sot janë regjistruar 138 raste të reja, kundër 208 dje, duke e çuar numrin total të të infektuarve në vend në 241956.

Por vendi ka shënuar një rritje në numrin e viktimave, ku në 24 orët e fundit 30 persona humbën jetën, ndërsa dje 8 persona humbën betejën me COVID-19.

spitali infektiv covid koronavirus, intubim terapi intensive9

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 34.899.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 574 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 192.815.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura