Koronavirusi/ Rritet frikshëm numri i të infektuarve në Greqi, një paciente ndërron jetë

Aug 11, 2020 | 21:41
SHPËRNDAJE

Numri i të infektuarve në Greqinë fqinje po rritet frikshem ne javet e fundit. Një viktimë dhe 193 raste të reja janë regjistruar, në 24 orët e fundit. 

koronavirus

Mediat fqinje shkruajnë se numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 5,942.

Mësohet se viktima është një grua në moshën 89-vjeçare, e cila vuante nga sëmundje themelore  shëndetësore, kështu numri në total i të vdekurve ka shkuar në 214.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura