Koronavirusi rrit rreziqet shëndetësore që lidhen me…, paralajmërim nga Organizata Botërore e Meteorologjisë

May 26, 2020 | 18:25
SHPËRNDAJE

yq-heatwavenh-26052022

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OMO) paralajmëron se pandemia e koronavirusit rrit rreziqet shëndetësore që lidhen me valën e të nxehtit.

“Vera që po afrohet në hemisferën veriore pritet të shënojë një rekord të ri përsa i përket nxehtësisë”, tha zëdhënësja e OMO-së, Clare Nullis Kapp, në një konferencë virtuale për shtyp në Gjenevë.

“Ne aktualisht po jetojmë një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë”, tha ajo.

Sipas saj, pandemia e ka bërë më të vështirë menaxhimin e valëve të nxehtësisë.

Organizata Botërore Meteorologjike u bëri thirrje qeverive të bëjnë plane për t’i mbajtur njerëzit të sigurt gjatë valëve të nxehtësisë pa përhapur koronavirusin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura