Koronavirusi/ Regjistrohen katër viktima dhe 123 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Jul 1, 2020 | 17:06
SHPËRNDAJE

Katër persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e koronavirusit. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 123 infektime të reja.

Pas një kohe shumë të gjatë, numri i personave të cilët janë shëruar është më i madh se i personave që janë infektuar me virusin Covid-19.

koronavirus-maqedoni-696x435

Në bazë të qyteteve, Shkup-17, Kumanovë-92, Shtip-2, Prilep-1, Tetovë-4, Veles-1, Kërcovë-1 dhe Resnjë 5.

Pacientët që kanë humbur jetën janë të gjithë janë nga Shkupi edhe të moshës 51, 56, 58 dhe 67 vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura