Koronavirusi/ Regjistrohen 113 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Jul 1, 2020 | 21:40
SHPËRNDAJE

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 113 raste të reja me koronavirus, pas kryerjes së 266 testeve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”, është thënë në njoftim.

633003CC-BBC1-4AD2-B3B7-BF696EFA6BC3_w1023_r1_s

Në po këtë ditë, nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi janë shëruar 67 pacientë, duke e çuar numrin total të tyre në 1,293.

Prej regjistrimit të rasteve të para me këtë virus në Kosovë, autoritetet shtetërore kanë raportuar për 2,991 persona të prekur nga Covid-19.

Prej tyre, 54 persona kanë vdekur.

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se nëse masat e reja nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Megjithatë, ministri Zemaj, nuk ka dhënë detaje se për çfarë masash rigoroze bëhet fjalë./ REL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura