Koronavirusi/ Rama përcjell drejt Italisë mjekët: Nuk mund t’i mbajmë forcat rezervë në pritje. S’na ka lënë kujtesa, ne nuk e braktisim mikun në ditë të vështira

Mar 28, 2020 | 16:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot në Rinas 10 doktor dhe 20 infermierë, të cilët po nisen drejtë Italisë, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Në fjalën para tyre, Rama u shpreh se nuk mund t’i mbajmë forcat rezervë në pritje, ndërsa Italia, ku po kurohen edhe shqiptarë, ka nevojë urgjente për ndihmë.

rama

“E di që disave u duket e çuditshme që 30 mjekë dhe infermierë të armatës sonë të vogël nisen sot për në vijën e zjarrin. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm dhe sot ne nuk mund t’i mbajmë forcat rezervë në pritje që të hyn në luftë këtu, ku në Itali ku po kurohen edhe shqiptarë, kanë një nevoje urgjente për ndihmë. E vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre, edhe nga vendet e pasura, por mbase ngaqë nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa nuk mund të lejojmë që të mos i tregojmë Italisë qe ne nuk e braktisim mikun në vështirësi. Sot ne jemi të gjithë italianë, Italia duhet e do ta fitojë luftën edhe për ne e të gjithë Europën e botën”, tha Rama.

Më tej, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka treguar atë çfarë i ka kërkuar personelit para se të nisen në Itali dhe çfarë i ka garantuar atyre.

Ne duam që ata të jenë modeli i asaj që ne kërkojmë nga mjekët. Modeli i heronjve të heshur, por që sot janë të parët në këtë betejë me këtë armik të heshtur. Janë nga të gjitha rrethet nga Shkodra, Durrësi, Elbasani, Korça, Fushë Kruja.

Një gjë i thash para se të takoheshim me ju kryeministër: Do doja që askush të mos binte pre e këtij armiku dhe për sa kohë ju nuk do jeni këtu do të jemi ne që do kujdesemi për familjarët tuaj”, tha ministrja Manastirliu.

Mjekët shqiptarë që u nisën pasditen e sotme do të operojnë në Bergamo të Italisë, qyteti më i prekur nga koronavirusi. Ata do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura