Koronavirusi/ Qeveria fond prej 400 milion lekësh për marrjen e masave dhe plotësimin e nevojave paraprake

Mar 9, 2020 | 18:04
SHPËRNDAJE

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot fondin prej 400 milion lekësh, për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19.

Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020, ndërsa do të ndahet në dy pjesë, ku 200 milion do të shkojnë në kategorinë e shpenzimeve kapitale deh 200 milion të tjera në kategorinë e shpenzimeve korrente.

Ministria e Shendetesise-godina1

Për zbatimin e këtij vendimi janë caktuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vendimi i plotë i Këshilli të Ministrave:

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIN 2020, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, PËR MARRJEN E MASAVE PËR PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PARAPRAKE PËR INFEKSIONIN E SHKAKTUAR NGA COVID-19

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në programin “Planifikim, Menaxhim dhe Administrimi”, i shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19, i ndarë, përkatësisht,:

200 000 000 (dyqind milionë) lekë në kategorinë e shpenzimeve kapitale;

200 000 000 (dyqind milionë) lekë në kategorinë e shpenzimeve korrente.

  1. Efekti financiar, prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.
  2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura