Koronavirusi “pushton” Interin, në karantinë edhe dy lojtarët që ishin titullarë në Champions dje

Oct 22, 2020 | 14:27
SHPËRNDAJE

Koronavirusi ka sjellë probleme të shumta te Interi, teksa i fundit që rezultoi pozitiv ishte mbrojtësi i djathtë Açraf Hakimi.

hakimi.inter.2020.21.indica.750x450

Ky i fundit pas testit të bërë ditën e djeshme para ndeshjes me Borusia Myshengladbah, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe është futur menjëherë në karantinë.

Megjithatë në karantinë nuk futet vetëm marokeni, pasi edhe Aleksis Sançez dhe Arturo Vidal, janë futur gjithashtu në karantinë, ndonëse luajtën në ndeshjen e djeshme të Interit.

Sipas raportimeve të fundit, të dy futbollistët kanë pasur kontaktet të afërta me Hakimin dhe për këtë arsye janë futur menjëherë në karantinë. Të dy futbollistët kilianë, do bëjnë tamponë të tjerë, dhe në bazë të përgjigjes do të vendoset se çfarë do të ndodhë me ta në ndeshjet e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura