Koronavirusi/ Pse deri tani nuk ka raste të sëmundjes te fëmijët nën moshën 9-vjeçare

Feb 25, 2020 | 10:37
SHPËRNDAJE

merlin_167975481_9403edbf-0973-4a81-b87d-b3f87ce79479-articleLarge

Deri më tani, pothuajse nuk ka raste të prekjes nga COVID19 te fëmijët nën moshën 9 vjeç.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse fëmijët e vegjël nuk infektohen fare apo nëse simptomat e tyre janë aq të buta, sa askush nuk e vëren kalimin e infeksionit me koronavirus.

Ekspertët besojnë se fëmijët i kalojnë më lehtë edhe sëmundjet e tjera se të rriturit gjatë llojeve të tjera të infeksioneve, përfshirë fruthin dhe infeksionet pneumonale. Sipas shkencëtarëve, kjo mund të ndodhë për shkak se fëmijët kanë një përgjigje të drejtpërdrejtë imune, ndërsa njerëzit më të rritur ndonjëherë mund të kenë një përgjigje të tepërt.

Është ky reagim i tepërt imunitar, që shkakton disa nga dëmtimet gjatë infeksioneve. Kishte prova që kjo ndodhi edhe gjatë SARS. Sistemi imunitar i trupit i përgjigjet çdo infeksioni, duke sulmuar virusin ose bakteret e huaja. Ndërsa kjo përgjigje imune mund të shpëtojë trupin nga infeksioni, ajo gjithashtu ndonjëherë mund të shkaktojë dëme të mëdha në trup.

27china-social01-videoSixteenByNineJumbo1600

Kjo mund të vijë në formën e një përgjigjeje të fortë inflamatore, e cila quhet “stuhi citokine”.

Qelizat imune prodhojnë citokina për të luftuar infeksionin, por nëse lëshohen shumë, mund të shkaktojnë probleme në trup. Shumë nga dëmtimi në trup gjatë prekjes me virusin COVID-19 është për shkak të asaj që mjekët e quajnë sindroma sepsis, e cila vjen si pasojë e reagimeve komplekse imune.

Infeksioni në vetvete mund të gjenerojë një reagim të fortë inflamator në trup, që mund të ndikojë në funksionimin e sistemeve të shumta të organeve.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura