Koronavirusi ‘prek’ gjigandin e teknologjisë, “Apple” në deklaratë: Prodhimi global i iPhone-ve do të kufizohet

Feb 18, 2020 | 16:31
SHPËRNDAJE

Kompania ‘Apple’ paralajmëron se efektet e koronavirusit në Kinë do të ndikojnë në prodhimet dhe fitimet e saj.

apple

Gjigandi i teknologjisë tha se prodhimi dhe shitjet janë prekur dhe se prodhimi global i iPhone do të kufizohet përkohësisht. Në këtë mënyrë Apple bëhet kështu kompania e parë e madhe amerikane që thotë se do të preket nga efekti i virusit vdekjeprurës.

Apple, i cili kishte parashikuar të ardhura rekord deri në 67 miliardë dollarë për tremujorin aktual, nuk e zbuloi se sa ishte vlera në para që do të ndikonte.

“Ne nuk presim të arrijmë shifrat që kishim pritur për tremujorin që përfundon në mars”, tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se “ata po gjejnë një kthim në normalitet”.

Me shumicën e dyqaneve në Kinë ose që qëndrojnë të mbyllura ose që operojnë me kohë të pjesshme, shitjet e produkteve të Apple do të jenë më të ulëta, tha kompania.

“Të gjitha dyqanet tona në Kinë dhe shumë nga bashkëpunëtorët tanë janë mbyllur. Përveç kësaj, dyqanet e hapura operojnë me kohë të pjesshme dhe me një numër klientele shumë të ulët. Gradualisht, ne do të hapim përsëri dyqane me pakicë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë sa më të sigurt që të jetë e mundur”, tha Apple në deklaratë.

Analistët vlerësojnë se virusi mund të ulë kërkesën për telefonat inteligjentë në gjysmë tremujorin e parë në Kinë, që është tregu më i madh në botë për këtë kategori. Industria e automobilave është një zonë tjetër që është prekur. Në të njëjtën kohë, javën e kaluar, prodhuesi i makinerive të rënda JCB tha se do ndërpresë prodhimin në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të mungesës së pjesëve nga Kina.

apleeee

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura