“Koronavirusi” përplas Ramën dhe Bashën në Kuvend, Kryeministri flet për përballimin e pandemisë, kreu i PD: Janë 16 mijë të vdekur!

Sep 16, 2021 | 11:42
SHPËRNDAJE

Lufta kundër koronavirusit dhe renditja që kryeministri Edi Rama po i bënte sukseseve të qeverisë përballë këtij virusi, e ka përplasur me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

 

Shefi i demokratëve i përsëriti disa herë kryeministrit Rama teksa ai fliste faktin që nga pandemia e Covid-19 në Shqipëri janë regjistruar sipas tij “16 mijë të vdekur”.

Replikat

Edi Rama: Ju shisni baltë nëpër kancelaritë e Europës.

Lulzim Basha: Ju shisni nga ajo e Xibrrakës.

Edi Rama: Kancelarja jo vetëm që ka ardhur për herë të pare, por ka ardhur dy herë

Ervin Salianji: Po Shreder, po Klinton, po Bush?

Edi Rama: Ata kanë ardhur për Kosovën!

LUFTA KUNDER COVID

Edi Rama: Do jetë përgjithmonë një motiv krenarie për mua e shumicën qeverisëse që Shqipëria nuk u gjunjëzua në kohën e zezë të pandemisë dhe perballoi …

(Ndërhyn Basha nga vendi)

Edi Rama: Meqë po më ndërhyn përvec pandemisë dhe aleancën tuaj me virusin.

Lulzim Basha: Janë 16 mijë të vdekur

Edi Rama: I dhatë një shtytje të lehtë por nejse, qëndroi fort falë mjekëve e infermierëve,

Lulzim Basha:  16 mijë të vdekur

Edi Rama:Falë infrastrukturës së gatshme për sfidën e një përballje të përmasave marramendëse, falë një komiteti teknik ekspertësh shqiptarë të klasit ndërkombëtar.

Lulzim Basha:  16 mijë të vdekur

Lindita Nikolla: Ju lutem mos ndërhyni!

Edi Rama: Falë -platformës E-Albania që garantoi karantinën e disiplinuar, falë fillimit të shpejë të vaksinimit kur shumica e rajonit mbeti si peshku pa ujë, falë fushatës shembullore të vaksinimit masiv e punës këmbëngulëse pa orar, me muaj e muaj.

Lulzim Basha: Janë 16 mijë të vdekur

Lindita Nikolla: Ju lutem ju terheq vemendejn mos nderhyni nga vendi.

Lulzim Basha:  Janë 16 mijë të vdekur

Lindita Nikolla: Ju lutem ju terheq vemendjen

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura