Koronavirusi përhapet frikshëm, ja shtetet që raportuan rastet e para. Si është situata deri tani

Feb 27, 2020 | 8:06
SHPËRNDAJE

Po perhapet frikshem koronavirusi. Rastet e para jane raportuar se fundmi nga Danimarka, Norvegjia dhe Rumania.virusi

Ne Danimkare i prekur eshte një burrë i cili kohët e fundit u kthye nga pushimet në rajonin Lombardi.

Pas testimit pozitiv të Mërkurën në mbrëmje, burri u vendos në izolim në shtëpinë e tij së bashku me gruan dhe djalin e tij, të cilët të dy testuan negativ për virusin.

“Ne po e marrim shumë seriozisht situatën e re. Puna për kontrollimin dhe gjurmimin ka filluar, “tha Ministri i Shëndetësisë në një deklaratë.

Nderkohe qe dy ditet e fundit Austria, Kroacia, Greqia, Norvegjia, Zvicra, Gjeorgjia dhe Maqedonia e Veriut raportuan rastet e tyre të parë të koronavirusit. Shumë prej tyre përfshinin njerëz që kishin qenë në Itali.

Raste te reja jane njoftuar edhe në Spanjë, Francë dhe Gjermani.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë raportuar 13 raste, testet për koronavirus janë duke u rritur, pas shqetesimeve te personave qe shfaqin simptoma të ngjashme me gripin.

Jashtë Evropës, Algjeria, Brazili dhe Pakistani gjithashtu raportuan infeksionet e tyre të para me koronavirus. Rasti brazilian shënoi edhe ardhjen e virusit në Amerikën Latine.

Në Iran – pika kryesore në Lindjen e Mesme, raporoihen gjithsej 19 vdekje dhe 139 raste Qeveria tha të mërkurën se nuk kishte plan të karantinojë asnjë qytet, megjithe frikën e një epidemie rajonale.

Gjithashtu të mërkurën Koreja e Jugut, pjesa me numrin me te madh te te prekurve jashtë Kinës – raportoi një total prej më shumë se 1.200 infeksioneve dhe 12 vdekjeve deri më tani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura