Koronavirusi/ Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri: Duhet shmangur situata, ku sistemi të mbytet nga të infektuarit

Mar 10, 2020 | 22:10
SHPËRNDAJE

raul-real-storyyy-749x450Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri Raul Gonzales Montero i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ajo që ka rëndësi është që të shmanget “përmbytja”, që do të thotë të mos ketë shumë raste me koronavirus.

Jemi të gjithë të shqetësuar për atë që po ndodh në Itali. Ne duhettë kemi besim se masat që po ndërmerr qeveria shqiptare të jenë të suksesshme. Është thelbësore që të shmangim situatën, kur sistemi të mbytet nga persona të infektuar. Në Itali sistemi është i përmbytur, edhe në disa vende të Spanjës sistemi është i përmbytur gjithashtu. Mbyllja e shkollave mund të ketë qenë një masë e mirë. Janë disa masa thelbësore që duhen marrë, duhen larë duart. Të shmangin vajtjen në objekte kulti etj”, tha Gonzales.

Raul Gonzales Montero vlerësoi se ka më shumë rëndësi si e përdorim maskën sesa kur skadon ajo.

Nuk do hyj në debatin politik të vendit, por nëse do isha shqiptar, do pyesja më shumë se cfarë maske është sesa cfarë skandence ka. E rëndësishme është mënyra si mbahet maska. E rëndësishme është të thuhet mënyra si të veprohet, sesa data e skadencës. Franca ka thënë se nuk do ekspertojë më maska, sepse i duhen për vete. Andaj nuk duhen shpërdoruar maskat”, u shpreh ai./Balkanweb/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura