Koronavirusi/ Pas dy muajsh bllokade, trenat e parë të pasagjerëve arrijnë në Whan. Rihapen stacionet e metros

Mar 28, 2020 | 16:37
SHPËRNDAJE

Pas një bllokade prej mbi dy muajsh, trenat e parë të pasagjerëve arritën në Wuhan, epiqendra e koronavirusit në Kinë.

Tani për tani, udhëtarët lejohen të mbërrijnë, por jo të largohen nga qyteti me 11 milion banorë, i cili ishte izoluar nga bota që nga janari.

133721253-da6536dc-2d73-4af5-a65a-72ce4a34fdd6

“Qëllimi është të inkurajojmë ribashkimin e familjeve të ndara pas karantinës së qytetit”, thanë autoritetet. Kufizimet e udhëtimit do të bien më 8 prill, kur lidhjet ajrore të brendshme pritet gjithashtu të rinisin.

Në qytet, metro ka filluar përsëri, duke lidhur 17 stacionet hekurudhore në zonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura