Koronavirusi/ “Pak arsenik, burrëror se gratë i do dhe meshkujt jo”- Astrologja Meri Shehu: Ja sa do të zgjasë

Mar 23, 2020 | 22:16
SHPËRNDAJE

Astrologia e njohur Meri Shehu, ndërsa foli për situatën e krijuar në vend nga koronavirusi, tha se sipas parashikimeve të saj, nuk do të zgjasë shumë.

Në një lidhje në Skype për emisionin “Rudina” në TV Klan, Shehu u shpreh se kjo epidemi, ashtu sikurse u shfaq papritur, ashtu edhe do zhduket papritur.

meri shehu te rudina

Meri Shehu: Kjo nuk ka ardhur papritur, se kjo ka ndodhur në 2019 faktikisht, papritur na erdhi ne këtu në Shqipëri dhe menduam se e keqja nuk vjen nga Kina këtu. Por 2019 pati një lidhje planetare midis Jupiterit dhe Neptunit, që disa gjëra nuk shpjegoheshin, edhe kjo epidemi nuk ka një bazë shpjegimi konkrete, kështu që dhe një ilaç konkret nuk ka. Unë si astrologe them se nuk do zgjasë shumë, ky është një parashikim i imi. Shkon disa javë dhe ashtu siç është shfaqur papritur, ashtu edhe do zhduket papritur. Ajo që unë them si astrologe është se një diagnozë të saktë nuk do ta ketë, ndoshta do ketë kombinime ilaçesh, por ajo do iki si pas qejfit të vet. Erdhi sipas qejfit të vetë për një arsye, do iki sipas qejfit të vet, por e sigurt është që do iki. Unë jam optimiste, se nuk do na marrë shumë kohë. Duket se është një virus pak arsenik, burrëror se gratë i do dhe meshkujt nuk i do./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura