Koronavirusi/ Organizata Botërore e Shëndetit: Bota duhet të përgatitet për pandemi. Ka nevojë për masa, por nuk duhet të frikësohemi

Feb 24, 2020 | 17:28
SHPËRNDAJE

Organizata Botërore e Shëndetit tha se bota duhet të përgatitet për një pandemi të mundshme të koronavirusit.

Një pandemi është kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës.

koronavirus

Bota po përgatitet për një pandemi të mundshme. Të bëjmë gjithçka për t’u përgatitur për pandemi. Secili vend të bëjë vlerësimet e veta sipas rasteve. Ka nevojë për masa, por nuk duhet të frikësohemi”, -tha drejtori i OBSH-së.

Më shumë raste të virusit, i cili shkakton sëmundje të frymëmarrjes Covid-19, vazhdojnë të shfaqen, me shumë raste të personash të infektuar në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran, ët cilat kanë shkaktuar shqetësim.

Numri më i madh i të infektuarve është në Kinë, ku ishte edhe burimi i virusit, ndërsa deri më tani numërohen 77 mijë persona të prekur dhe 2.600 viktima.

Më shumë se 1.200 raste janë konfirmuar në rreth 30 vende të tjera dhe ka pasur më shumë se 20 vdekje.

Përqindja e personave të infektuar që vdesin nga Covid-19 duket të jetë midis 1% dhe 2%, megjithëse OBSH paralajmëron se niveli i vdekshmërisë nuk dihet ende.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura