Koronavirusi/ “Nuk jemi në situatë të jashtëzakonshme”- Shefja e Infektivit në QSUT: Gjithçka paraqitet e kontrolluar

Feb 24, 2020 | 22:14
SHPËRNDAJE

 

Ndërsa frika nga koronavirusi vijon të rritet, Shefja e Infektivit në QSUT Najada Como tha se situata në vendin tonë paraqitet e kontrolluar dhe se me këtë rast janë angazhuar shumë struktura shtetërore.

E ftuar në emisionin “Real Story”, Como u shpreh se po monitorohen pikat kufitare në vend, ndërsa shtoi se vendi nuk është në situatë të jashtëzakonshme.

najada-como-770x439

Me këtë rast janë angazhuar shumë struktura shtetërore. Qytetarët që kanë ardhur nga Kina iu është bërë monitorim. Ata janë monitoruar në porte, në dogana dhe në çdo vend tjetër ku ka hyrje-dalje. Ata rezultuan negativë dhe kishte sukses nga strukturat shtetërore.

Edhe shqiptarë kishte që janë monitoruar. Masat e para rezultoi efikase për popullatën që ka ardhur nga Kina në Shqipëri. Ne kemi qenë profesional në punën tonë. Është e vërtetë që jemi në sezon gripi. Nuk jemi në situatë të jashtëzakonshme. Kemi persona të sëmurë rëndë, kemi edhe të shtuar në urgjencë, por gjithsesi gjithçka paraqitet e kontrolluar.”, u shpreh Como.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura