“Koronavirusi nuk ekziston, gjithçka është bërë për të goditur…”- Prifti mosbesues infektohet me COVID-19

Feb 27, 2021 | 16:07
SHPËRNDAJE

Një prift, i cili predikoi se koronavirusi nuk ekziston dhe gjithçka është bërë për të goditur kishën është infektuar me COVID. Prifti ishte pjesë e komunitetit lokal të Patras, në Greqi. 

prifti

Mediat e huaja shkruajnë se prifti në fjalë deri para pak kohësh tallej me ata që mbanin një maskë dhe ruanin distancën brenda kishës.

Kur prifti shihte një besimtar në kishë, që hynte me maskë i kërkonte t’i shpjegonte pse e mbajnë atë.

Një qytetar, i cili ankohej për sjelljen e priftit thotë: “Ky prift në mënyrë të përsëritur tallej me një të afërmin tim sepse kishte veshur një maskë në kishë. Përveç kësaj, pas festave, ai predikoi në kishë se koronavirusi nuk ekziston dhe gjithçka është bërë për të goditur kishën!”

Sipas të njëjtës ankesë, kur prifti pa të dielën se po i njëjti besimtar kishte veshur përsëri një maskë, ai i tha: “Po mban përsëri një maskë, nuk e kupton që e gjithë kjo është bërë për globalizimin”?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura