Koronavirusi në Shqipëri/ 7 viktima dhe 820 raste të reja në 24 orë! Ja si paraqitet situata në spitale

Sep 22, 2021 | 16:59
SHPËRNDAJE

spitali infektiv-covid-te-burgosur-ambulance (2)

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 820 raste të reja nga 5544 testime të kryera në total.

Tirana vijon të shënojë numrin më të lartë të të infektuarve ku janë shënuar 386 raste të reja.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 7 qytetarë ku numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2.601 persona.

Janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 820 qytetarë, në këto bashki:
386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.

Janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Shtator 2021)

Raste të reja ditore                 820
Të shëruar në 24 orë            1075
Të shtruar në spitale               223
Humbje jete në 24 orë                7
Testime ditore                       5544
Testime totale               1,166,440
Raste pozitive                   165,096
Raste të shëruara             150,012
Raste Aktive                        12,483
Humbje jete                          2,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5501
Shkodër          1204
Durrës             1191
Fier                 1108
Vlorë                 713
Elbasan            642
Lezhë              562
Berat               472
Kukës              305
Korçë              302
Gjirokastër      259
Dibër                224

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura