Koronavirusi në SHBA? Shtëpia e Bardhë e mohon, mediat amerikane raportojnë 3 raste. Ja ç’thotë OBSH

Feb 29, 2020 | 10:04
SHPËRNDAJE

merlin_169038480_ebd20b36-1101-466c-bc6a-99cba69cdc58-threeByTwoMediumAt2X

Zyrtarët në Kaliforni, Oregon dhe Washington State thanë të premten se disa persona kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit pa një shpjegim të njohur për mënyrën se si janë prekur, shkruan “New York Times“.

Autoritetet në SH.B.A. po merren me tre pacientë që janë prekur nga virusi i rrezikshëm pavarësisht se nuk kishin udhëtuar në një zonë të prekur ose të kishin kontakte me një rast të njohur si i prekur.

Të Premten dy nga rastet e të prekurve u raportuan në Kaliforni dhe një në Oregon. Në total, 59 raste të të prekurve nga koronavirusi janë konfirmuar në SHBA, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), raporton BBC.

Por California dhe Oregon nuk janë zonat e para që raportojnë rastet e të prekurve nga koronavirusi me origjinë të paqartë. Në fillim të kësaj jave një pacient i cili nuk kishte fare lidhje me ndonjë rajon të prekur vdiq në Francë.

BBC raporton se qeveria amerikane ka shtyrë një samit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (Asean), e cila do të zhvillohej në Mars në Las Vegas, por pa arsye specifike të lidhur me koronavirusin.

Ndërkohë që pas raporteve per tre te prekur ne SHBA, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë tha se mediat amerikane po provokojnë panik, për ta dëmtuar presidentin Donald Trump.

“Arsyeja që ato po i kushtojnë kaq shumë vëmendje, është se mendojnë se kjo do ta rrëzojë presidentin”, tha Mick Mulvaney.

Duke folur me një grup konservatorësh të premten, ai tha se njerëzit duhet t’i injorojnë mediat, në mënyrë që t’i qetësojnë tregjet.

PANORAMA.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura