Koronavirusi në Greqi/ 75 viktima dhe 6196 raste të reja në 24 orët e fundit

Dec 1, 2021 | 18:07
SHPËRNDAJE

Vijon të jetë e rëndë situata epidemiologjike në Greqi si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 6196 raste të reja.

koronavirusigreqi

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 945.095 të infektuar. Fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë 75 persona si pasojë e pandemisë.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 690. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç.

Nga pacientët e intubuar,550 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 140 janë të vaksinuar plotësisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura