Koronavirusi/ NASA mbyll dy qendra hapësinore, shtyhet misioni për të dërguar astronaut në Hënë

Mar 20, 2020 | 16:03
SHPËRNDAJE

NASA do t’i mbyllë dy qendra të saj hapësinore, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Agjencia amerikane e hapësirës tha se do të pezullojë punën në objektin Michoud, në shtetin Nju Orllins, ku po ndërtohet Sistemi i Nisjes në Hapësirë.

3F20FAE3-B813-4C70-BB33-0BAFAAF62DF8_w1023_r1_s

Qendra Stennis Space në Misisipi, ku po testohet përforcuesi i raketave, gjithashtu do të mbyllet përkohësisht.

Për rrjedhojë, këta hapa mund të shtyjnë misionin e NASA-s për të dërguar astronautë në Hënë, në vitin 2024.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 14,000 njerëz të infektuar me koronavirus, përfshirë edhe një rast të ditur në Qendrën Stennis Space në NASA.

Në SHBA, 250 pacientë kanë humbur jetën nga sëmundja./ REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura