Koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr shifrat: Humb jetën një person, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Aug 13, 2022 | 17:37
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur shifrat e 24 orëve të fundit lidhur me koronavirusin, ku në 24 orët e fundit kanë infektuar 564 qytetarë dhe një person ka humbur jetën. Ndërsa janë shëruar 232 të tjerë.

koronavirusi-infektivi-urgjenca-820x579-1-500x3531-500x353-500x3531-500x3531-500x353

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1596 testime, 564 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 232 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 564 qytetarë, në këto bashki:
160 në Tiranë, 34 në Lushnje, 31 në Durrës, 29 në Kavajë, 27 në Vlorë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Lezhë, 20 në Shkodër, 16 në Sarandë, 13 në Fier, nga 12 qytetarë në Korçë, Devoll, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, Elbasan, 9 në Patos, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Kamëz, Mallakastër, Përmet, nga 5 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Himarë, Pogradec, Berat, nga 4 qytetarë në Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Delvinë, Maliq, Gramsh, nga 3 qytetarë në Dibër, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Tropojë, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Klos, Skrapar.
Janë 3,204 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 232 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,571 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 564
Të shëruar në 24 orë 232
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1596

Testime totale 1,941,032
Raste pozitive 321,345
Raste të shëruara 314,571
Raste Aktive 3,204
Humbje jete 3,570

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,053
Fier 545
Durrës 346
Vlorë 304
Gjirokastër 231
Berat 138
Elbasan 129
Korçë 129
Shkodër 121
Lezhë 120
Dibër 54
Kukës 34

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura