Koronavirusi, mbyllen shkollat në Maqedoninë e Veriut

Mar 10, 2020 | 22:12
SHPËRNDAJE

Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të institucioneve parashkollore në të gjithë vendin, duke filluar nga e mërkura, si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Shkupi-2014

Po ashtu, ndeshjet sportive do të luhen pa praninë e tifozëve. Në këtë vend janë regjistruar shtatë raste me virusin COVID 19, në mesin e tyre një mjeke që kishte vizituar Italinë. Të gjithë pacientët janë në gjendje të qëndrueshme, sipas autoriteteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura