Koronavirusi ‘mbyll’ zyrat e Gjendjes Civile në Vlorë, pasi rezultoi pozitive një punonjëse

Jul 15, 2020 | 17:59
SHPËRNDAJE

Zyrat e gjendjes civile në Vlorë janë mbyllur pasi një punonjëse ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Gjendja Civile Vlore
Gjendja Civile Vlore

Menjëherë pas boshatisjes nga punonjësit zyrat janë dezinfektuar dh nuk dihet se sa kohë do të qëndrojnë të mbyllura.

Tashmë pritet që epidemiologët të bëjnë gjurmimin e kontakteve.

“Panorama” ka mësuar se punonjësja e gjendjes civile ishte një ndër tre rastet e reja të raportuara sot në Vlorë nga Ministria e Shëndetësisë, por nuk dihet ende se ku mund ta ketë kontraktuar virusin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura