Koronavirusi mbërthen Italinë, Gjimshiti “raporton” nga Bergamo: Nuk kam frikë, dyqanet dhe restorantet janë të hapura

Feb 24, 2020 | 22:43
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë dhe Atalantës Berat Gjimshiti shprehet se nuk i frikësohet përhapjes së koronavirusit në Itali.
GJIMSHITIII

Në një intervistë për median zvicerane “Blick”, futbollisti i kombëtares sonë bëri me dije se në Bergamo, qyteti që përfaqësohet nga Atalanta, nuk është vendosur karantinë dhe dyqanet e restorantet janë të hapura.

“Frikë nga koronavirusi – Shpresoj që virusi të ndalet sa më shpejt dhe të mos ketë më viktima. Personjalisht, nuk kam frikë. Mendoj se ka sëmundje më të rënda në botë. Sidoqoftë, i ftoj miqtë dhe familjarët e mi të vijnë në Bergamo.

Situata në Bergamo – Ende nuk janë vendosur këtu zona kontrolli dhe udhëzuese. Lëvizim lirshëm. Sapo jam kthyer nga qyteti, dyqanet dhe restorantet janë të hapura, por në rrugë ka më pak njerëz.

Rikthimi në fushë – Deri tani ccdo gjë ka shkuar normalisht deri në momentin që u pezullua ndeshja. Nuk jemi stërvitur ditën e hënë, por nesër do të jemi në fushë”, deklaroi Berat Gjimshiti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura