Koronavirusi/ Maqedoninë e Veriut mbyll kufijtë tokësorë, edhe aeroportin në Shkup

Mar 17, 2020 | 10:57
SHPËRNDAJE

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për mbylljen e vendkalimeve kufitare dhe të aeroportit ndërkombëtar në Shkup, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.maqedonia kufi

“Vendkalimet kufitare mbyllen për kalimin e shtetasve të huaj, udhëtareve dhe automjeteve. Përjashtim bëjnë automjetet e mallrave, përfaqësuesit diplomatikë dhe persona të tjerë, për të cilët ka interes të veçantë shtetëror ose ekonomik”, tha ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

Ai tha se kalimi kufitar mbyllet edhe në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, por jo edhe për fluturimet shtetërore, ushtarake, të mallrave, humanitare dhe mjekësore.

Vendimi për mbylljen e një aeroporti më të vogël në Ohër është marrë më 14 mars.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë 23 persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 20 janë nga Dibra dhe tre nga Shkupi, ndërsa një është shëruar. REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura