Koronavirusi/ “Kura që përdor Trump rrit shkallën e vdekshmërisë”- Studimi: Ilaçi nuk duhet t’u jepet pacientëve me Covid-19, përveç në…

May 23, 2020 | 17:01
SHPËRNDAJE

Hydroxychloroquine, ilaçi anti-malarias që Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha po merr për të parandaluar Covid-19, ka rritur shkallën e vdekshmërisë në pacientët e trajtuar me të në spitalet në të gjithë botën, ka treguar një studim.

Sipas “The Guardian”, një studim mbi mënyrën se si hidroksilklorina dhe versioni i saj i vjetër, chloroquine, janë përdorur në gjashtë kontinente – pa prova klinike – zbulon një pamje të kthjelltë.

4383

Shkencëtarët thanë se rezultatet nënkuptonin se ilaçi nuk duhet t’u jepej pacientëve Covid-19, përveç në mjediset e duhura të kërkimit.

Ndërsa studimi, botuar në internet në revistën mjekësore Lancet, tregon se nxitimi për ta përdorur atë në të gjithë botën mund të mos këshillohet.

Pati një nxitim për të përdorur ilaçin në rastet me Covid-19, pasi mjeku francez, Didier Raoult tha se po shëronte pacientët e tij në spitalin La Timone, në Marsejë. Presidenti amerikan atëherë pretendoi se hidroksilklorina – më pak toksike sesa klorokuina origjinale – ishte një kurë, dhe më vonë tha se ai po e merrte atë vetë kundër koronavirusit.

Por studimi zbuloi se shkalla e vdekjes midis të gjitha grupeve që merrnin ilaçin ishte më e lartë se në mesin e njerëzve që nuk u jepej. Një në gjashtë nga ata që morën një nga ilaçet vdiq, ndërsa një në pesë vdiq ndërsa ata po merrnin chloroquine me një antibiotik, dhe një në katër nëse ishin duke marrë hidroksillorinë dhe një antibiotik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura