Koronavirusi/ Kancelarja Merkel i drejtohet popullit: E di sa e vështirë është, kjo nuk ka ndodhur kurrë, por ju duhet…

Mar 19, 2020 | 9:27
SHPËRNDAJE

merkel koronavirusi

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel iu drejtua përmes një fjalimi televiziv qytetareve dhe qytetarëve të Gjermanisë me apelin të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë.

Merkel e quajti luftimin e virusit të ri Corona si një detyrë me përmasa historike.

Ajo i bëri thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar.

“Gjendja është serioze”, tha Merkel.

Ajo tha, se e di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave.

Janë kufizime, si nuk ka pasur asnjëherë tjetër në Republikën Federale.”

Megjithatë duhet të ndiqen rregulloret, theksoi Merkel.

Ju bëj thirrje juve: përmbajuni rregullave, që do të jenë në fuqi së shpejti. Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë, se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme.

Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme.

DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura