Koronavirusi ka pësuar mutacion? Ekspertët kinezë zbulojnë të dhënat e rëndësishme, pasi një burrë ankohej prej 49 ditësh për një…

Apr 1, 2020 | 19:45
SHPËRNDAJE

26686724-8177009-image-a-1_1585759175385

Koronavirusi i ri mund të ketë pësuar mutacion. Paralajmërimi vjen nga studiuesit kinezë të cilët thonë se mund të kenë zbuluar një nën lloj të ri të Covid-19, i cili ka një aftësi të madhe për të infektuar të.

Kjo thonë studiuesit, mund të ketë ndodhur në rastin kur sëmundja dukej se ishte “kronike”, shkruan “Daily Mail”.

Ekspertët zbuluan një rast të pazakontë të një burri i cili kishte 49 ditë i sëmurë me një ngarkesë të lartë virale, një kohëzgjatje rekord që nuk e kishin hasur më parë.

Sidoqoftë, simptomat e tij ishin të lehta dhe studiuesit thanë se ai dukej se kishte formuar një “ekuilibër dinamik” me virusin.

Për shkak se pacienti në dukje nuk mund të luftonte vetë sëmundjen, ai duhej të trajtohej me një transfuzion plazmash nga të sëmurët e tjerë me Covid-19 që ishin shëruar, për të fituar imunitet.

Ky zbulim është botuar në në “medRxiv”, ku shfaqen dokumente shkencore mjekësore. Hulumtimet e mëparshme treguan se pacientët që mbijetuan nga virusi, u testuan negativë mesatarisht pas 20 ditësh, e rasti me kohën më të gjatë ishte 37 ditë, dhe rastet më të gjata zakonisht ishin raste më të rënda.

26686726-8177009-image-a-2_1585759686159

Sidoqoftë, pacienti kinez, të cilit nuk i është publikuar emri, nuk paraqiti shumë simptoma të virusit, me disa lezione të infektuara në mushkëri, të cilat u zhdukën menjëherë pasi u dërgua në spital. Studiuesit thanë se rasti mund të jetë një “rast infektimi kronik” pa trajtim të transfuzionit.

Studiuesit nga Universiteti Mjekësor në Chongqing, Dalian, dhe Spitali i Përgjithshëm i Komandës Qendrore të Teatrit PLA në Wuhan thanë se virusi mund të ketë krijuar një marrëdhënie simbiotike me bartësin e tij.

Raportet tregojnë se një nga të afërmit femra të moshuara të pacientit gjithashtu u testua pozitive për COVID-19, me simptoma të moderuara.

Tani ajo raportohet se ishte rikuperuar më shpejt sesa mesatarja e të infektuarve të tjerë për moshën e saj. Studiuesit thanë se ky informacion mund të tregojë një nën-lloj të ri të butë të SARS-CoV-2, me toksicitet më të ulët dhe jo aq të transmetueshëm, por që do të ishte më i vështirë për t’u eleminuar.

Ata paralajmëruan që pacientët e tjerë “kronikë” të cilët ndoshta nuk do të mjekohen për shkak të simptomave të tyre të buta mund të vazhdojnë të përhapin infeksionin dhe të shkaktojnë një shpërthim tjeter. Ky rast është paraqitur në media të mëdha kineze dhe në tituj ndërkombëtarë duke përfshirë South Morning Post të Kinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura