Koronavirusi i vrau nënën e tij, trajneri Pep Guardiola vetëm një muaj më parë dhuroi 1 milionë euro për të luftuar virusin vdekjeprurës

Apr 7, 2020 | 11:26
SHPËRNDAJE

Nëna e Pep Guardiola, Dolors Sala Carrio, humbi jetën nga koronavirusi në moshën 82 vjeçare në Barcelona pasi u infektua me koronavirusin.

Lajmi u konfirmua nga klubi i Manchester City në mediat sociale.

Muajin e kaluar raportohet se Guardiola dhuroi 1 milion euro për të ndihmuar në luftimin e COVID-19.

Paratë do të përdoren për të blerë pajisje mjekësore dhe materiale mbrojtëse për stafin mjekësor që trajton pacientët e shtruar në spital me koronavirus. Paratë u dhanë për një fushatë të nisur nga Medical College of Barcelona dhe Angel Soler Daniel Foundation.

Guardiola bëri dhurimin nga shtëpia e tij në Barcelonë, ku po qëndronte i izoluar.

Të hënën numri i të prekurve në Spanjë ishte 637 vdekje duke e dërguar numrin total të viktimave në 13.055.

Spanja është një nga vendet më të prekura nga virusi vdekjeprurës në Evropë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura