Koronavirusi i merr jetën moderatorit të njohur, prej ditësh rëndë në spital

May 4, 2020 | 21:08
SHPËRNDAJE

Koronavirusi i ka marrë jetën moderatorit të njohur maqedonas Dragan Vuçiç.

-640-0-5eb01085e8e3a

Ai ishte i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën Infektive në Shkup pasi u diagnostikua me koronavirus.

Mediat vendase shkruajnë se ai kishte pasur dhe nevojën e përdorimit të respiratorit.

Vuçiç lindi në vitin 1955 ndërsa ka punuar si kompozitor, këngëtar dhe drejtues emisionesh.

Ai në opinion është bërë i njohur në kuizet “Pesë minutat tuaja”, “Njerëzit e lumtur”, “Vozitje me Vuçiç” dhe të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura