Koronavirusi i merr jetën mësueses në moshë të re, ja dedikimi i ish-kryebashkiakes së Prrenjasit

Oct 28, 2020 | 13:12
SHPËRNDAJE

pjimage (5)

Koronavirusi i merr jetën mësueses nga Prrenjasi, Irena Bajlozi. Lajmin e bën të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, Miranda Rira, ish-kryebashkiakja e Prrenjasit, ish deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Rira shprehet e tronditur për vdekjen para kohe të mësueses së saj të muzikës.

“Askush nga ne se mendonte se ky dreq Covid-i, do të merrte nga ne vajzën nga Prrenjasi, intelektualen, artisten me zemër të madhe..!”, shkruan Rira.

POSTIMI I MIRANDA RIRA

E tronditur nga ikja e parakohshme, e mësueses sime të muzikës, Irena Bajlozi?????!
Askush nga ne se mendonte se ky dreq Covid-i, do të merrte nga ne vajzën nga Prrenjasi, intelektualen, artisten me zemër të madhe..!
Një jetë të tërë iu përkushtove edukimit të brezave, në Rrajcë, në Prrenjas dhe kudo në zonën tonë! Ke kaluar kaq shumë nxënës në duart e tua??!
Të qoftë dheu i lehtë?, mësuesja ime e dashur??!
U prehsh në paqen e amëshueshme të Perëndisë..!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura