Koronavirusi/ Humbin jetën 3 persona në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Regjistrohen 74 infeksione të reja

Aug 3, 2020 | 16:39
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se në vend janë regjistruar 74 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa kanë humbur jetën tre persona.

Në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, Kumanovë – 8, Shtip -13, Strugë – 1, Kavadarë -3, Gostivar – 22, Berovë -3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3 dhe në Kërçovë-2.

koronavirus-maqedoni-696x435

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të sëmurëve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i epidemisë e deri më sot arrin në 11128, numri i të shëruarve 6972 pacientë, ndërsa i të vdekurve në 500. Për momentin numri i rasteve aktive me Covid-19 është 3656.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura