Koronavirusi/ Grupi Insig, Eurosig dhe UbaBank dhurojnë 50 mijë euro. Morina: Fati i popullit tim është fati im

Mar 20, 2020 | 19:46
SHPËRNDAJE

“Fati i popullit tim është fati im”- me këtë thënie të Pjetër Bogdanit, Presidenti i Grupit Insig, Eurosig dhe UbaBank ka bërë me dije shumën që ky grup do të ndajë pas thirrjes së qeverisë për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

eurosig

Asambleja e Aksionerëve dhe Keshillit Mbikëqyres te Grupit Insig, Eurosig dhe UbaBank ka vendosur të japë një donacion financiar prej 50 mijë euro, ku 30 mijë euro i jepen qeverisë shqiptare në shërbim të stafit mjekësor të Infektivit, ndërsa pjesë tjetër Bashkisë së Tiranës për familjet në nevoë dhe moshën e tretë.

Njoftimi:

Ne mbledhjen e jashtezakonshme te Asamblese se Aksionereve dhe Keshillit Mbikëqyres te Grupit Insig Eurosig dhe UbaBank, njoftojme si me poshte vijon:

Donacion financiar per situaten e rende dhe punen heroike te mjekeve ne spitalin e infektivit dhe jo vetem.

Si rrjedhoje e virusit CoronaCovid19, te gjithe po perjetojme nje situate te rende sociale/shendetsore dhe ekonomike. Referuar udhezimeve nga instancat shteterore dhe Grupi Insig Eurosig , tashme pjese dhe e UBaBank, kemi realizuar me perpikmeri udhezimet dhe rekomandimet e qeverise, instutit te shendetit publik dhe te gjitha organizmave qe jane kompetente per situaten.

Pervec mundesimit te punes se stafit nga banesa me qellim vazhdimin e sherbimit, grupi u ofron klienteve  sherbimet online dhe ju pergjigjet ne kohe per te gjitha sherbimet qe ju kerkohet ne keto dite te veshtira.

Nderkohe garanton klientet e tyre qe do ju gjendet prane ne cdo kohe per nevojat e tyre.

Referuar tradites se grupit por dhe situates se renduar, per te qene ne krah te heronjve te heshtur, stafit mjekesor, per te ruajtur qendrueshmerine dhe ne krah te politikave te qeverise, Grupi Insig, Eurosig dhe UBA Bank dhuron EUR 30,000 per Qeverine Shqiptare ne sherbim te stafit mjekesor te infektivit ne Tirane dhe ne rrethe gjithashtu dhe EUR 20,000 per Bashkine e Tiranes per familjet ne nevoje dhe te moshes se trete.

Grupi INSIG Eurosig tashme pjese e UBA Bank e cila ka aksioner Banken Islamike per Zhvillim, banke e vleresuar nderkombetarisht me nivelin me te larte AAA, ka mbeshtetur nder dekada popullin shqiptar, e tregoi perseri ne konferencen e donatoreve me shumen e cila kalonte dhe bashkimin europian, shume e cila eshte 415 milion eur ( e ndare 365 milion eur per rindertimin dhe 50 mil eur per rimekembjen e bizneseve).

Gjithashtu, dhe ne rastin e pandemise se korona virusit kane akorduar per vendet e grupit ( te cilen ben pjese dhe Shqiperia) nje shume prej 730 milion dollare, e cila perfshin projekte shkencore dhe  programme mbeshtetese qeveritare qe do tí jepen sektorit publik dhe privat me qellim minimizimin e shperndarjes dhe ndikimit negativ te #Covid19.

Prandaj dhe grupi eshte pjese e donacioneve e kontributeve, sepse “Fati i popullit tim është fati im” ka thene I madhi Pjeter Bogdani.

Shqiptarët i dua se janë një racë e vjetër dhe trima, ka thene Theodor Roosevelt.

Prandaj: Qendroni te forte Shqiptari, ne kete lufte pa fushebeteje dhe arsenal ushtarak perballe, qendroni ne shtepi te sigurte, zbatoni me perpikmeri direktivat dhe udhezimet nga instancat kompetente sepse ky eshte kontributi me i vlefshem social dhe ekonomik i juaji per shoqerine dhe vete kombin.

Jeta njerezore dhe siguria e kombit, para cdo gjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura